Inspektor në AKI, para të 'majme' e vetura luksoze të Burim Ramadanit

Aktuale

Inspektor në AKI, para të 'majme' e vetura luksoze të Burim Ramadanit

Nga: H.O. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:00
Burim Ramadani

Burim Ramadani inspektor në Agjencinë e Intelegjencës, ka deklaruar pasurinë e tij tek AKK-ja. Ai ka deklaruar se tek pasuria e paluajtshme posedon shtëpi, banesë, troje e tokë malore, të gjitha në vlerën mbi 317 mijë euro.

Ramadani ka deklaruar se posedon një veturë luksoze Tiguan e regjistruar në Shqipëri, në vlerën 22,400 euro. Ndërsa një tjetër veturë Touran në vlerën 7,500 euro në emër të bashkëshortes.

Ai ka deklaruar edhe kompaninë për prodhimin e kartolinave dhe dekorimeve për evente të ndryshme, në emër të bashkëshortes së tij, në vlerën një mijë euro.

Mbi 66 mijë euro janë kursimet e tij bankare, nga te cilat mbi 4 mijë janë në emër të bashkëshortes, ndërsa 62 mijë në emër të tij.

Ai ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore në emër të tij dhe bashkëshortes që kapin vlerën mbi 43 mijë euro, duke përfshirë pagat, të hyrat nga kompanitë private dhe përfitimet nga trusti.

Kështu në total pasuria e tij kap vlerën mbi 457 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat