Zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

Aktuale

Zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Në njoftimin e policisë thuhet se në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës. Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).

Agjenda: (datë 27.07.2021)

Pjesëmarrja e personaliteteve të ftuara dhe mediave;

10:00 – Hapja e ceremonisë,

10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore,

10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,

10:20 – Fjalimet,

10:45 – Vendosja e kurorave,

11:00 – Përfundimi.

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave;

12:00 –  Porta e hapur ( vizitë e qytetarëve),

15:00 –  Përfundimi i vizitës së qytetarëve.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, si dhe qytetarët që shprehin dëshirë për vizitë, ku koha e caktuar për qytetarë sipas agjendës do të jetë (ora 12:00-15:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat