Flet avokati i shoferit të autobusit, tregon a kanë fjetur në momentin e aksidentit

Aktuale

Flet avokati i shoferit të autobusit, tregon a kanë fjetur në momentin e aksidentit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:33
Dukagjin Lyta, shoferi që po voziste autobusin kur ndodhi aksidenti

Shoferit të autobusit i cili shkaktoj tragjedinë në Kroaci, gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod i caktori një muaj paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, dmth paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes.

Ai tani do të dërgohet në burg. Sot ai deklaroi vetëm rreth paraburgimit, ai nuk dha asnjë dëshmi”, tha zëvendës i Avokatit të Shtetit të Qarkut Kopunic.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë”, tha avokati i shoferit, duke shtuar se ai nuk mund të tregoj saktësisht se çfarë i ka thënë shoferi.

Shoferi 52-vjeçar i autobusit nga Kosova, në të cilin 10 pasagjerë vdiqën gjatë një aksidenti të dielën, mbrojti veten duke heshtur gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut Slavonski Brod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat