Kështu duket aktualisht autobusi që u mori jetën 10 mërgimtarëve në Kroaci

Aktuale

Kështu duket aktualisht autobusi që u mori jetën 10 mërgimtarëve në Kroaci

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:18
Autobusi që u mori jetën 10 mërgimtarëve

Dy ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Slavonski Brod, janë publikuar pamjet e autobusit të Deva Tours, ku mbetën të vdekur 10 njerëz e mbi 40 të tjerë u lënduan.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi kroat 24sata, autobusi në pjesën e poshtme është shkatërruar dhe shumicën e xhamave i ka të thyera.

Ndërkohë, shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet.

Shoferi 52-vjeçar që po drejtonte autobusin ku mbetën të vdekur, 10 pasagjerë, mbrojti veten në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod.

Sot gjatë ditës u bë e ditur se një nga të lënduarit e aksidentit tragjik në Kroaci është në gjendje më të rëndë shëndetësore, dhe 15 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Ndërsa 26 të lënduar tashmë janë liruar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat