“Punoj për një firmë private, bosi im kërkon që të shkoj nga pika A në pikën B brenda një orari të caktuar”

Aktuale

“Punoj për një firmë private, bosi im kërkon që të shkoj nga pika A në pikën B brenda një orari të caktuar”

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Një gjykatë në Kroaci e la në burg shoferin nga Kosova, që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal me autobus, ku humbën jetën 10 persona. Ai mendohet se ishte i lodhur në timon.

Por shoferët e tjerë të autobusëve në Kroaci thonë se puna që ata bëjnë është shumë e vështirë.

“Si është jeta e një shoferi autobusi? Me një këmbë në varr dhe tjetrën në burg,” thotë një shofer.

Kurse një gazetë tjetër citon një shofer të vjetër autobusësh, të quajtur Josip. Ai tha se e kupton lodhjen e shoferëve, pasi vetë ai kishte drejtuar autobusin së fundmi për 20 orë rresht.

I pyetur se përse nuk e refuzon diçka të tillë, ai tha: “Sepse punoj për një firmë private dhe sepse bosi im më kërkon që të shkoj nga pika A në pikën B brenda një orari të caktuar. Nuk mund të refuzoj pasi kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer dhe një grua që nuk punon”.

Tre aksidentet e rënda që janë shkaktuar me autobusë në Kroaci kanë ardhur për shkak të lodhjes së shoferëve, shkruan gazeta. Ajo thekson se ka prej tyre që punojnë në të zezë.

Kur bie fjala te shoferët nga Kosova, nuk duhet harruar fakti se ata qëndrojnë për orë të tëra nëpër pikat kufitare, çka e shton lodhjen e tyre.

Ekspertët thonë se shoferët e autobusëve paguhen pak dhe janë të detyruar për këtë arsye që të punojnë me një ngarkesë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat