Kurti: Qeveria do të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut në të mes komuniteteve

Aktuale

Kurti: Qeveria do të ndihmojë në zvogëlimin e hendekut në të mes komuniteteve

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një fond prej 200 mijë euro Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) do t’i ndajë për organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitetet që mbështesin punën e qendrave mësimore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim të organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve për ndërtimin e një Qendre të re të Komunitetit dhe Mëismit në Fushë Kosovë, tha se ekziston një hendek i gjerë në mes të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptianë nga njëra anë dhe komuniteteve të tjera, sa u përket arritjeve në fushën e arsimit dhe se ky hendek është rritur akoma më shumë gjatë pandemisë, pasi mundësitë e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për të ndjekur mësimin online kanë qenë më se të kufizuara.

“Qendrat mësimore si kjo e juaja kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë në zvogëlimin e këtij hendeku, duke mobilizuar potencialin e komunitetit që t’i ndihmojë pjesëtarët e vet. Por, në krah do ta keni edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila nuk do të hezitojë t’i mbështes nismat e tilla”, tha kryeministri Kurti.

Nga zyra e kryeministrit derisa kanë treguar për ndarjen e fondit prej 200 mijë euro, thuhet do të bëhen përpjekje që vitin që vjen kjo shumë të rritet.

Po ashtu, bëhet e ditur që këtë vit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, janë ndarë bursa për 596 nxënës të shkollave të mesme të larta dhe ky program, sipas kryeministrit, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Në arsimin e lartë publik do të vazhdojmë me diskriminimin pozitiv në kuptim të kuotave të rezervuara dhe dhënien e bursave për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, por prej këtij viti studimet e larta në sektorin publik do të jenë më të përballueshme, pasi ato do të jenë pa pagesë për të gjithë, pa diskriminuar asnjë njeri”, tha kryeministri Kurti.

Projekti për ndërtimin e Qendrës për Komunitetin i nisur vitin e kaluar nga organizata “The Ideas Partnership”, është ndihmuar nga donatorë dhe institucione ndërkombëtare e vendore, por ka mbetur në gjysmë të rrugës për t’u përfunduar.

Qendra ka për qëllim të mbështesë rreth 300 fëmijë në edukim, për të zgjeruar njohuritë dhe për t'u bërë agjentë të ndryshimeve pozitive për komunitetin e tyre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat