​Lirohen 26 të lënduar nga aksidenti në Kroaci, sonte pritet kthimi i tyre në Kosovë

Aktuale

​Lirohen 26 të lënduar nga aksidenti në Kroaci, sonte pritet kthimi i tyre në Kosovë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se 26 bashkatdhetarë që po trajtoheshin në spitalin në Sllavonski Bord të Kroacisë janë liruar dhe se sonte po përgatitet kthimi tyre në Kosovë.

Në të njëjtin spital, Vitia tha se gjendet të shtrirë 15 bashkatdhetarët, nga të cilët 2 në njësinë intensive dhe një prej tyre në gjendje të rëndë.

“Të nderuar qytetarë,

Të dashur bashkatdhetarë,

Këto ditë së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla kemi ndjekur nga afër situatën me bashkatdhetarët tanë të lënduar nga aksidenti tragjik .

Pas diskutimeve të fundit me menaxhmentin e spitalit ne Sllavonski Brod dhe Ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, tani më janë liruar 26 bashkëatdhetarë të cilët ndihen mirë dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme. Sonte po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë.

Për momentin në spitalin e Sllavonski Brodit janë ende të shtrirë 15 bashkëatdhetarë nga të cilët dy në njësinë intenzive dhe një prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

Të tjerët janë stabil dhe jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një pacient që ishte dërguar në spital në Zagreb, është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë ditës së sotme priten edhe lirime të tjera.

Falenderime pafund personelit shëndetësor ne spital dhe autoriteteve kroate për angazhimin dhe reagimin e shpejtë në ndihmën e ofruar për bashkëatdhetarët tanë.

Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe qytetarëve të Republikës për humbjen e jetës së dhjetë bashkëqytetarëve tanë në këtë aksident tragjik dhe shërim sa më të shpejtë për pacientët, duke siguruar se Qeveria do të qëndroj vazhdimisht pranë për të lehtësuar sadopak dhimbjen në këto momente të vështira për të gjithë ne”, ka bërë të ditur Vitia përmes një shkrimi në Facebook. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat