Alon Ben-Meir tregon se si Erdogan mund ta bind Rusinë që Serbia ta njohë Kosovën

Aktuale

Alon Ben-Meir tregon se si Erdogan mund ta bind Rusinë që Serbia ta njohë Kosovën

Nga: G.B Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:15
Alon Ben-Meir

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka folur për idenë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, për të lobuar për njohje për Kosovën.

Gjatë një intervistë për Rel, ai ka thënë se Erdogan mund të bisedojë me presidentin Vladimir Putin, të cilin e ka mik, për njohje ndaj Kosovës dhe se kështu Rusia mund të ndikojë që Serbia ta njohë Kosovën të pavarur, përcjell Bota sot.

Mirëpo, Ben-Meir ka thënë se ka dyshime në qëllimet personale të Erdoganit lidhur me Kosovën.

“Nëse Recep Tayyip Erdogan do të dëshironte që më shumë shtete ta njohin Kosovën, ai do të duhej që të përdorte raportet e tij të tërthorta dhe të bisedonte me Rusinë sepse Rusia është kundër faktit që Serbia ta njohë Kosovën. Pra, ai do të mund të përdorte këtë anë të tij, si një mik i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të kërkojë nga Serbia që ta njohë Kosovën. Ky do të duhej të ishte angazhimi i tij përpara se të mundohet që t’i bindë disa shtete që të njohin Kosovën. Këtu esenciale është njohja nga OKB-ja dhe njohja nga Serbia, dhe ky duhet të jetë fokusi. Çdo ndihmë që vjen nga kushdo është e mirëseardhur, edhe pse unë kam dyshime dhe jam dyshues sa i takon qëllimeve personale të Erdoganit dhe se çfarë në të vërtetë dëshiron të promovojë”, ka deklaruar Alon Ben-Meir për Rel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat