​Paga shtesë, FSSHK paralajmëron veprime sindikale në shtator

Aktuale

​Paga shtesë, FSSHK paralajmëron veprime sindikale në shtator

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Kryesia e FSSHK-së ka bërë sot thirrje për përfshirjen e pagës shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, një ditë para se Kuvendi të miratojë Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021.

“Ne sot si Kryesi jemi marrë vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale”, thuhet në reagim.

FSSHK kërkon zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në Kosovë.

Lidhur mbi këtë çështje i janë drejtuar me kërkesë kryetarit të Komisionit Parlamentar për buxhet, punë dhe transfere Armend Muja, kryetarit të Parlamentit Glauk Konjufca, si dhe kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Kollçaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat