Hezitimi për t’u vaksinuar, mësimdhënësi thotë se ka skeptikë

Aktuale

Hezitimi për t’u vaksinuar, mësimdhënësi thotë se ka skeptikë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:43
Fidan Hasani

Njëri nga mësimdhënësit në shkollat e Kosovës, Fidan Hasani, po vlerëson se thirrjet ndaj mësimdhënësve me kushtëzim për vaksinimin ndaj koronavirusit, nuk duhet lejuar.

Hasani pohoi se nevojitet kampanjë vetëdijësuese për ndërgjegjësim lidhur me çështjen e vaksinimit, meqë ka akoma skepticizëm nga qytetarët në përgjithësi, bazuar në situatat që kaluan vitin e kaluar.

”Ekspertëve shëndetësorë iu takon të dalin nëpër media dhe të sqarojnë. Ka skeptikë në përgjithësi nga njerëzit, për gjithçka që sillet rreth virusit, rreth vaksinës”.

”Ta zëmë gjatë vitit të kaluar shkollor, jemi përballë me disa situata bukur ekstreme, masat kanë qenë në shkollë bukur rigoroze, mirëpo filluan pastaj hapje me fushata. Për çka pastaj? Për çka po i mbajmë ne masat në shkollë me gjithë atë disiplinë, dhe po i mundojmë nxënësit me maska e gjithçka tjetër, e në anën tjetër fillonte fushata gjithçka tjetër”.

”Këtu duhet të tregojë dikush sepse virusi nuk është se e ka një javë po, një javë jo. Sepse tashmë ne gati kemi një hapje të plotë, mirëpo po paralajmërohet një vjeshtë megjithatë e vështirë, por këtu duhet një informim, një qasje më e mirë nga qeveria dhe kushdo tjetër”.

”Mësimdhënësit janë shembull të respektimit të masave antipandemi. Do të jemi shembull edhe sa i përket vaksinimit”.

”Ne nuk mund të flasim për këtë statistikë që ka, dhe tani ta hedhim poshtë sidomos punën e vitit të kaluar. Kjo puna e kushtëzimit do të bie poshtë. Nuk duhet të flasim mbi baza të kushtëzimeve, sepse kjo shkakton reaksion tek qytetarët. Ne po flasim për një ndërgjegjësim të njerëzve që të vaksinohen”.

”Ka plotë arsye dhe vende të tjera e përhapjes së virusit. Nuk është shkolla vatër e përhapjes së virusit”.

”Duhet larguar debati bazuar në kushtëzim”.

”Duhet shkuar tek ndërgjegjësimi i njerëzve, jo në specifikimin e mësimdhënësve. Mirëpo pse veç mësimdhënësit. Ne mësimdhënësit, duhet dhe do të vaksinohen. Ndoshta ka munguar një presion i lehtë nga ana e ministrisë, por jo tek niveli i kushtëzimit sepse as në mënyrë ligjore s’mund të bëhet ne e dimë këtë as në këtë shtator, as në shtatorin tjetër, mirëpo duhet të ndërgjegjësohen njerëzit në përgjithësi që nuk do të bëjë rrezik për të tjerët”.

Sipas tij vaksinimi ndaj koronavirusit, nuk garanton mbrojtje të plotë nga kjo pandemi, përcjell klankosova.tv.

”Ne këto masa do t’i vazhdojmë dhe është ngritur standardi. Mos të bëhet temë diskutimi vetëm vaksina, sepse nuk do të garantojë siguri të plotë për asnjë person”.

”Pyesni ekspertët shëndetësorë, tregojnë që vaksina nuk siguron 100% nga virusi, prapë duhet të jemi të kujdesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat