Ilir Meta ndau çmimin “Dekorata e Artë e Shqiponjës” Heroit të Kombit Rrustem Bruqi

Aktuale

Ilir Meta ndau çmimin “Dekorata e Artë e Shqiponjës” Heroit të Kombit Rrustem Bruqi

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:18
Pamje nga takimi

Sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ndau çmimin “Dekorata e Artë e Shqiponjës” Heroit të Kombit Rrustem Bruqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, ish-ushtarin Rrustem Bruqi, i cili ka rënë heroikisht në betejën e Loxhës afër Pejës.

Dekoratën e pranoi familja e tij në Presidencën Shqiptare.

Meta tha se është i nderuar të lavdërojë heronjtë e kombit që ruajtën vlerat, gjuhën dhe flamurin në kohët më të vështira.

“Historia e lavdishme, sakrificat sublime të bijave dhe bijve më të mirë për mbrojtjen e gjuhës, flamurit kombëtar, lirisë dhe pavarësisë, si dhe sukseset e sotme të shtetit të Kosovës i bëjnë nder dhe i japin krenari të gjithë kombit. Kontribut të shquar për lartësimin e vlerave dhe çështjes shqiptare kanë dhënë edhe dy personalitete të paharruara të Kosovës, Profesor Avdi Kelmendi dhe Komandant Rrustem Bruçi, të cilët pata sot privilegjin t’i vlerësoj me tituj të lartë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat