Haradinaj thotë se këta 17 familjarë të zyrtarëve të LVV-së u punësuan nga Qeveria

Aktuale

Haradinaj thotë se këta 17 familjarë të zyrtarëve të LVV-së u punësuan nga Qeveria

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:03
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se LVV ka bërë mbi 28 punësime të familjarëve të ministrave e deputetëve në këtë periudhë qeverisëse.

Ai ka prezantuar listën me 17 emra të familjarëve të zyrtarëve të LVV-së, që sipas tij u punësuan nga Qeveria Kurti.

Sipas Haradinajt u punësuan këta persona:

1.Rabit Konjufca – axha i Glauk Konjufcës këshilltarë politikë në Ministrinë e Mbrojtjes.

2.Fadile Dyla, mbesa e deputetit të LVV-së Jahja Kokaj është ngritur në detyrë si u.d. sekretare e MAShT-it.

3.Shkurtë Aliu, motra e deputetit të LVV-së Luan Aliu u emërua anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

4.Sami Uka,  vëllai i deputetit të LVV-së, Fitim Uka është emëruar këshilltar i ministrit Arben Vitia.

5.Haxhi Avdyli e punësoi në Ministrinë e Shëndetësisë djalin e axhës, Emrush Avdylin.

6.Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është emëruar anëtar në Këshillin Shtetërorë të Cilësisë.

9.Rexhep Podvorica, babai i shoferit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë është emëruar në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

10.Bordi i KRU “Prishtinës’ ka anëtarë Evetar Zeqirin, vëllai i gruas së kandidatit për deputet të LVV-së, mentor Hyseni. Vet Mentori në qeverinë e parë të Kurti ishte emëruar në krye të këtij bordi.

11 dhe 12. Nazlije Bala dhe Flamur Pireva këshilltarë politik të ministres Albulena Haxhiu. Nazlija ishte kandidate e LVV-së për deputete.

13.Aktivisti i LVV-së Flamur Arifaj, këshilltarë politik dhe zëdhënës

14.Rafet Jashari i LVV-së i emëruar drejtor i Postës. Gruan në departament të financave, kunatën në arkiv dhe nipin në prokurim.

15 dhe 16. Motra dhe vajza e axhës së Liburn Aliut punësohen nga Arben Vitia.

17. Sot me 27 korrik nga Arben Vitia emërohen në Bordin Qendrorë për Shkollim Specialistik Driton Vela, ish kandidat i LVV-së për deputetë, vëllai i Blerim Velës dhe Arsim Kurti, vëllai i gruas së deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta.

Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë personale me Kurtin por është kundër fenomeneve negative që po ndjek qeveria e tij.

7.Njeriu i afërt i Besnik Bislimit, Fehim Kelmendi bëhet drejtor në Telekom.

8.Dafina Gexha Bunjaku, bashkëshortja e funksionarit të LVV-së, Fatbardh Bunjaku është emëruar zv/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat