Familjarët futen brenda me vetura për t’i marrë të mbijetuarit

Aktuale

Familjarët futen brenda me vetura për t’i marrë të mbijetuarit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci. Ata kanë aterruar, mirëpo ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët.

Familjarët e tyre po shoqërohen nga Policia e Kosovës deri në vendin ku të mbijetuarit po presin. Pastaj, ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre, me familjarët dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Njëri nga të mbijetuarit e aksidentit është takuar me familjarët e tyre dhe është nisur për në shtëpi.

Image

Media ju sjell pamje nga momenti kur familjarët hyjnë t’i marrin të mbijetuarit e aksidentit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat