Analisti: Fryma e 14 shkurtit, do ta ketë ndikimin e vet

Aktuale

Analisti: Fryma e 14 shkurtit, do ta ketë ndikimin e vet

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:15
Analisti politik Ilir Ibrahimi

Analisti politik Ilir Ibrahimi po vlerëson se në zgjedhjet lokale, çdo qytetar ka pritshmëri konkrete nga kryetari në ardhje, apo udhëheqësia komunale, krahasuar me ato qendrore.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ndërsa është debatuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Ibrahimi u shpreh se edhe në këtë garë, pritet frymë e cila është parë më 14 shkurt.

”Në zgjedhjet lokale çdo qytetar e ka një pritshmëri konkrete nga kryetari apo udhëheqësja komunale”.

”Nëse duam të bëjmë një sondazh sot se pse duan një parti politike për të qeverisur, të jep disa terme abstrakte”.

”Në qeverisjen lokale kjo nuk ndodhë sepse në qeverisjen lokale, pritshmëritë janë konkrete. Për atë arsye edhe gara duhet të zhvillohet ndryshme”.

”Ne do të kemi 20 e ca gara, ku do të ketë garë të paparashikueshme. Unë mendoj që kjo frymë që kemi parë më 14 shkurt, do të ketë ndikimin e vet, por nuk do të ketë ndikimin sepse nuk i kemi parë në asnjë nga garat e deritashme”.

”Është shumë me rëndësi se kush është kandidati në secilin qytet. Kombinimi i kandidatit me partinë politike, është kombinimi që fiton zgjedhjet lokale. Ka pasur përjashtime siç është rasti me Prishtinën dhe Mimozën në Gjakovë”.

”Ka qytete që nuk mund të parashihet një parti politike të fitojë. Për shembull në Drenicë, nuk mund ta presim që të fitojë LDK-ja, në Skenderaj dhe në Drenas, apo ka edhe qytete të tjera që nuk është e pritshme për ndonjë parti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat