Veprim për t’u duartrokitur: Policia u shpërndan ujë familjarëve që po presin në Aeroport

Aktuale

Veprim për t’u duartrokitur: Policia u shpërndan ujë familjarëve që po presin në Aeroport

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia u shpërndan ujë familjarëve që po presin në Aeroport

Policia e Kosovës u ka shpërndarë ujë familjarëve të cilët po presin para Aeroportit të Prishtinës.

Disa prej mërgimtarëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë aterruar tanimë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Image

Familjarët e mërgimtarëve kanë dalë me lule në dorë që mirëpresin ata.

Dhjetëra vetura të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë mërgimtarët deri në shtëpitë e tyre, ndërkohë që janë futur edhe dy autoambulanca që të dërgojnë në spital ata që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë ende të lënduar.

Ndryshe, të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod të Kroacisë.

Image

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat