Ka arritur aeroplani me mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti në Kroaci, flet njëri nga familjarët

Aktuale

Ka arritur aeroplani me mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti në Kroaci, flet njëri nga familjarët

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 23:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aeroplani me të cilin mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavoski Brod në Kroaci tashmë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Njëri nga familjarët e të mbijetuarve nga ky aksident në një prononcim tha se nuk janë në dijeni se si po ecën organizimi teksa falënderoi shtetin e Kosovës dhe shtetin kroat për ndihmën e ofruar në këtë aksident.

“Ne jemi duke pritur këtu, aeroplani ka mbërritur ndërsa unë po e pres motrën edhe dhëndrin të cilët kanë lëndime por falë Zotit janë gjallë.

Ndërsa pritja ime është më emocionuese pasi që ka qenë një aksident i tmerrshëm”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat