Ministri Sveçla jep informacionet e fundit për shoferin e arrestuar në Kroaci

Aktuale

Ministri Sveçla jep informacionet e fundit për shoferin e arrestuar në Kroaci

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:16

(E plotësuar 00:36) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sjellja e trupave të pajetë të dhjetë bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci do të bëhet nesër në mëngjes.

Ai në një konferencë për media sonte në Aeroportin e Prishtinës tha se trupat e pajetë janë në ardhje e sipër në Kosovë dhe se arritja e tyre pritet në orët mëngjesit.

Sveçla: Besoj në orët e hershme të mëngjesit do të arrijnë në Prishtinë

“Po ashtu, pas të gjitha procedurave formale për transportimin e dhjetë viktimave kanë përfunduar dhe trupat e tyre janë duke ardhur në Kosovë dhe ne besojmë që herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu... Besoj në orët e hershme të mëngjesit do të arrijnë në Prishtinë dhe pastaj do të dërgohen në familjet e tyre. Ju e dini që kemi një rast ku nënë e bijë kanë vdekur, do të thotë të gjithë do të përcillen në familjet e tyre për varrim”, tha Sveçla.

Ai aksidentin e së dielës e ka quajtur një moment të rëndë për të gjithë popullin e Kosovës, derisa ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën e pakursyer që t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.

Sveçla: Pa ndihmën e shtetit kroat, numri i viktimave mund të ishte më i lartë

“Në këtë rast besoj se të gjithë duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë të shtetit të Kroacisë që na ka ofruar. Ne jemi të bindur se po të mungonte ndihma e tyre apo të vonohej, numri i viktimave do të ishte më i lartë, prandaj në vazhdimësi iu kemi shpreh falënderimin tonë...”, tha Sveçla.

Për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ka folur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Vitia: 28 veta janë liruar dhe 15 të tjerë vazhdojnë trajtimin në spitalin e Slavonski Brodit

“28 veta tanimë janë liruar nga spitali dhe 15 të tjerë vazhdojnë trajtimin në spitalin e Slavonski Brodit. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, por gjendja e saj është stabile dhe në vizitën që sot ne i bëmë me Sveçlën, gjendja e pacientes është stabile dhe duhen edhe disa ditë derisa të rikuperohen. 15 bashkatdhetarët në spitalin në Slavonski Brod janë në gjendje stabile, ndërsa dy të tjerë janë në kujdes intensiv, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri në gjendje jashtë rrezikut për jetë. Katër nga bashkudhëtarët kanë shkuar për shërim në Gjermani, ndërsa 6 të tjerë pritet të lirohen në ditët në vijim. Kanë lëndime të lehta dhe autoritetet në Slavonski Brod kanë parë të arsyeshme që të lirohen deri të enjten ose të premten nga ky spital, ndërsa 9 veta do të vazhdojnë trajtimin dhe kur të jenë të gatshëm për transport, në koordinim me autoritetet kroate do të shohim nëse dëshirojnë të vijnë në Kosovë, apo të vazhdojnë në Gjermani për trajtim të mëtejmë. Shumica e të lënduarve janë lëndime poli-trauma, me fraktura të gjymtyrëve, por edhe të brinjëve në disa raste”, ka thënë Vitia.

Sa i përket gjykimit të shoferit të arrestuar ndaj të cilit është shpallur një muaj paraburgim nga autoritetet kroate, ministri Sveçla tha se do të shikohen të gjitha mundësitë që shoferi të kthehet në Kosovë në mënyrë që të përgjigjet para institucioneve të drejtësisë.

Sveçla: Do të shohim të gjitha mundësitë që shoferi të sillet në Kosovë

“Ne jemi në kontakt me autoritetet kroate dhe do të shohim të gjitha mundësitë që shoferi të sillet në Kosovë. Ne nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Kroacinë, por do të shohim për një marrëveshje të veçantë, nuk mund të premtoj asgjë. Por janë çështje gjyqësore dhe ne jemi bindur të zbatojmë ligjet e shtetit kroat dhe të shikojmë mundësitë që të transferohet në Kosovë dhe pastaj të përgjigjet para institucioneve të Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Ndryshe, e diela e 25 korrikut ishte një ditë tragjike për të gjithë Kosovën pasi në një aksident trafiku në Kroaci humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë që ishin duke u kthyer në vendlindje. Në autobus ishin 69 pasagjerë, përfshirë dy shoferët. 

Njëri nga të aksidentuarit vazhdon të jetë në koma, Vitia jep detaje për të lënduarit

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë ku vdiqën 10 bashkatdhetarë.

Vitia tha se në autobus kanë qenë 67 bashkatdhetarë ku prej tyre 43 kanë qenë fillimisht të hospitalizuar ndërsa të tjerët kanë qenë pa lëndime dhe janë vendosur në ambiente të përshtatshme nga autoritetet kroate.

Tutje, Vitia tha se 15 bashkatdhetarë po vazhdojnë trajtimin në Slavonski Brod, ku njëri nga të lënduarit është në gjendje kome.

“15 bashkatdhetarët të cilët po trajtohen në Slavonski Brod, të gjithë janë në gjendje stabile përveç dy prej tyre që janë në njësinë intensive të këtij spitali ku njëri është në koma dhe tjetri është në gjendje stabile për jetë ndërsa njëri nga pacientët është transferuar në Zagerb ku është dyshuar për probleme neurologjike por gjendja e saj është stabile dhe nevojitën edhe disa ditë që të rikuperohet”, është shprehur Vitia.

Ndërsa, një grua që ka ardhur sot me të lënduarit është dërguar në QKUK, e cila ka pasur shqetësime edhe para fluturimit.

“Një rast është në QKUK i cili ka pasur shqetësime edhe para fluturimit dhe lëndime të lehta por kur ateruam në aeroport shfaqi disa shqetësime dhe ekipi mjekësor e dërgoi në QKUK por se gjendja e saj është stabile dhe sonte pritet që edhe ajo të shkojë në shtypi”, tha Vitia.

***

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për medie pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ai ka treguar pse kishte vetura të MPB-së që transportuan disa prej mërgimtarëve ndërkohë që tregoi edhe numrin e atyre që janë kthyer sonte.

“21 bashkëatdhetar janë kthyer me aeroplanin i cili ka aterruar në aeroportin e Osijek. Kemi shprehur gatishmërinë që të gjithë t’i kthejmë nëne janë të gatshëm. Këta kanë shprehur vullnetin. Ata që kanë shkuar me vetura zyrtare nuk i kanë pasur familjet këtu. Ndërsa të tjerët i kanë marrë familjarët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.

Ai falënderoi popullin kroat duke thënë se nëse do të vonohej ndihma atëherë do të kishte më shumë viktima.

Ministri i Shëndetësisë: Katër të mbijetuarit e aksidentit vendosën që të kthehen në Gjermani

 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve në aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.

Vitia në konferencën e mbajtur për media, tha se gjendja e të liruarve është stabile, ndërsa thotë se 4 prej tyre kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.

“Nga ky aksident ka mbetur të vdekur 10 persona, fillimisht 43 kanë qenë të hospitalizuar. 28  veta janë liruar nga spitali, dhe 15 të tjerë po vazhdojnë trajtimin në Kroaci. Njëri nga pacientët është transferuar në spitalin e Zagrebit, fatmirësisht gjendja e saj është stabile dhe nevojitet edhe disa ditë që të  15 që po trajtohen atje janë në gjendje stabile, përveç dy personave që janë në Intenzivë. Njëri është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetë.

4 nga bashkatdhetarët tanë kanë vendosur që të kthehen në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm. Kurse 6 të tjerë pritet të lirohen ditëve në vijim”, tha Vitia.

Svecla: Trupat e viktimave mbërrijnë nesër në mëngjes

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla, ka folur për medie pas ardhjes së të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Ai ka thënë se nesër në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.

Ai falënderoi popullin kroat duke thënë se nëse do të vonohej ndihma atëherë do të kishte më shumë viktima.

“ Ka qenë moment i vështirë për gjithë shoqërisë tonë dhe për secilin prej tyre. Momente të rënda edhe për ata të cilët kanë ofruar ndihmën që në momentet e para. Lirisht mund të themi se nuk kanë kursyer asgjë. Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri, ministrat e linjës por dhe gjitha stafi mjekësorë atje dhe gjithë qytetarëve mund të themi. Me këtë rast besoj se të gjithë ne duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë që populli kroat na ka ofruar. Jemi të bindur se po të mungonte sadopak ndihma e tyre, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Prandaj, ne në vazhdimësi e kemi shprehur falënderimin tonë, por besoj se këtë falënderim e kanë ditur prej gjithë shoqërisë. Po ashtu, të gjitha procedurat e nevojshëm për transportimin e viktimave kanë përfunduar. Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur në Kosovë. Ne besojmë se herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetur të gjitha familjet do të organizojmë ceremonitë e varrimit. Në të njëjtën kohë vazhdojmë përkujdesjen për të gjithë të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë por edhe për ata që janë end enë Kroaci”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat