Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, dërgohet në këtë burg

Aktuale

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci, dërgohet në këtë burg

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 09:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoferi i autobusit të “Deva Tours” që u aksidentua të dielën në Kroaci është dërguar në burgun e Pozhegës për vuajtjen e paraburgimit.

Këto informacione janë bërë të ditura në mediat kroate.

Dje (27 korrik), gjyqtari hetues zhvilloi marrjen në pyetje të 52-vjeçarit, dhe pastaj të njëjtit i është caktuar një muaj paraburgim. Në të njëjtën ditë, i pandehuri u dorëzua në burgun e Pozhegut”, theksohet në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës së djeshme, shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet.

Shoferi 52-vjeçar që po drejtonte autobusin ku mbetën të vdekur, 10 pasagjerë, mbrojti veten në heshtje gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod.

Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod. Në autobusin e kompanisë Deva Tours, ishin 67 udhëtarë që po vinin në Kosovë për pushime dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat