Sot varroset Alinda nga Peja që humbi jetën në aksidentin e Kroacisë

Aktuale

Sot varroset Alinda nga Peja që humbi jetën në aksidentin e Kroacisë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 10:54
Alinda Kikaj

Alinda Kikaj Idrizaj nga Peja, e cila humbi jetën nga aksidenti i së dielës në Kroaci, do të varroset sot në fshatin Vitomiricë të kësaj kësaj komune, bëjnë të ditur familjarët e së ndjerës.

Njoftimin për varrimin e ka bërë të ditur babai i së ndjerës, Arif Kikaj.

Ai me anë të një postimi të përditësuar sot në rrjetin e tij social ka thënë:

"Njoftim për miqtë, shokët e dashamiret tanë se Alinda /Arif/Kikaj - IDrizaj e cila humbi jetën tragjikisht në autobusin në Kroaci, vorrimi i të ndjëres behet ditën e merkure në ora 17.00 në Vitomiricë af Pejës !"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat