Qeveria miraton raportin 6 mujor të Buxhetit për vitin 2021

Aktuale

Qeveria miraton raportin 6 mujor të Buxhetit për vitin 2021

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:46
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar 14:33) - Deçanit i ndahen 150 mijë euro për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 150 mijë eurove për projektin rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit në komunën e Deçanit në përputhje me marrëveshjet e nënshkruar nga MAPL dhe komuna.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, tha se duke marrë parasysh gjendjen e rënduar  në Deçan ka nënshkruar marrëveshje për financim të këtij projekti në vlerë prej 150 mijë euro.

Qeveria ndan mjete për ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Bujqësisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ndarjen e mjeteve financiare për ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ndarja e mjeteve për ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet për pagesën e Specializantëve për muajin Korrik 2021.

“Janë pranuar shumë së më shumë specializantë se që ka qenë e buxhetuar dhe kjo po ndodhë që ta marrim këtë vendim , por muajve në vijim është ndryshe pasi është plotësuar ndryshuar në Kuvend sot”.

Ministri Murati  tha se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë marrë vendim ndarjen e mjeteve prej 5 milionë euro.

Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

"Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim", ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale. Samit Gorani do të jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica do të jenë anëtarë.

Qeveria miraton raportin 6 mujor të Buxhetit për vitin 2021

Qeveria miraton gjashtë mujor të Buxhetit të Kosovës për vitin 2021,  dhe propozim-vendimin për Ri-aprovimin e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2020.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sa i përket shqyrtimi të raportit 6 mujor të buxhetit të Kosovës për vitin 2021 ka thënë se ministria ka përgatit raporti financiar.

“Ky raport përmban të hyrat për vitin 2021 dhe pasqyron të hyrat në nivelin qendror dhe lokal. Gjithsej për 6 mujorin janë 1 miliard euro. Bilanci ka shënuar rritje i cili edhe u aprovua”.

Mbledhja e Qeverisë/Kurti mirënjohje Kroacisë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.

Kurti u ka shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shprehu ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”.

Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Kryeministri Kurti mbledh ministrat, nuk dihet se çfarë do të diskutojnë

Qeveria e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhje nga ora 13:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftim nuk është treguar se çfarë do të diskutojnë ministrat në mbledhje.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: ‪13:00”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat