E dhimbshme / Flet i mbijetuari i aksidentit në Kroaci: Një 16-vjeçar më ka shpëtuar jetën

Aktuale

E dhimbshme / Flet i mbijetuari i aksidentit në Kroaci: Një 16-vjeçar më ka shpëtuar jetën

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 12:59
Fatjon Binakaj

Familja Binakaj ka hapur dyert për të pame dhe është duke pritur trupat e pajetë të Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj që vdiqën ditë më parë në aksidentin që ndodhi në Kroaci.

Trupi i 45-vjeçares, Valentina Binakaj dhe i Erlinda Binakaj 18 vjeçe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, ku pastaj do të kryhen edhe procedurat e varrimit.

Njëri nga të mbijetuarit në aksident, Fatjon Binakaj ka folur për atë që ka ndodhur në një lidhje direkte.

Ai ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16-vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi.

“Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djal 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija”, thotë ai.

“Unë nuk kam marrë lëndime shqyqyr prej zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat