VOA: Diaspora e madhe në Gjermani, burim kryesor për familjet e mërgimtarëve

Aktuale

VOA: Diaspora e madhe në Gjermani, burim kryesor për familjet e mërgimtarëve

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të mërkurën arritën në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit të së dielës në Kroaci.

Dhjetë veta humbën jetën, ndërsa mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur të dielën në mëngjes kur një autobus me të clin po udhëtonin 67 veta nga Frankfurti i Gjermanisë për në Prishtinë, doli nga rruga në qytetin Slavonski Brod.

Trupat e viktimave u dërguan në Kosovë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Natën e kaluar arriti në Kosovë një pjesë e të mbijetuarve të aksidentit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se 15 të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Sllavonski Brodit, ndërsa dy prej tyre - njëri në gjendje të rëndë - janë nën kujdesin intensiv.

Ai tha se katër persona kanë zgjedhur të shkojnë në Gjermani për trajtim të mëtejshëm ndërsa një tjetër është dërguar në spitalin e Zagrebit.

Autoritetet kroate thanë se një gjykatës i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferit që drejtonte autobusin e aksidentuar, i cili u arrestua të dielën menjëherë pas aksidentit.

Kosova mbajti zi të hënën për viktimat e aksidentit, ndërsa të mërkurën parlamenti i Kosovës mbajti një minute heshtje në nderim të tyre.

Kosova ka një diasporë të madhe në Gjermani, dërgesat e së cilës janë burimi kryesor për familjet mërgimtarëve dhe një nga shtyllat e ekonomisë së brishtë të vendit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat