Zbulohet një raport i ushtrisë serbe, aty përshkruhet dhunimi vajzave nga Kosova, njëra ishte 16 vjeçare

Aktuale

Zbulohet një raport i ushtrisë serbe, aty përshkruhet dhunimi vajzave nga Kosova, njëra ishte 16 vjeçare

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:18
Ilustrim

Forcat serbe, ushtarake dhe policore, besohet se gjatë luftës në Kosovë i kanë dhunuar rreth 20 mijë vajza dhe gra shqiptare.

Për këto dhunime gati askush nuk është gjykuar as në Kosovë dhe as në Serbi, e lërë më të dënohet.

Media në serinë e raportimit për këto krime monstruoze serbe, dje ka publikuar raportin e policisë serbe të marsit të vitit 1999 ku një grua shtatëzënë ishte dhunuar në Pejë në prani të burrit të saj nga dy policë. Që të dytë me emra dhe mbiemra.

Ndërkaq wshtw publikuar njw raporti i Ushtrisë së atërhershme jugosllave për dhunimin e dy vajzave të reja në një fshat të Gjakovës (emrin e fshatit nuk do të publikojmë për arsye etike) nga tre ushtarë të rregulltë serbë.

Nga tre dhunuesit që shihen në dokument, njëri prej tyre, Millan Tomiq, është i lindur në Kosovë dhe ka jetuar në rrugën “Sutjeska” nr.9 në Prishtinë.

Pas aktit kriminal të datës 16 prill 1999, policia ushtarake e armatës serbe i dërgon vajzat e dhunuara, njëra e mitur, 16 vjeçe, në Spitalin e Gjakovës për të vërtetuar se a janë të dhunuara apo jo, pasi që paramilitarët serbë e mohonin nëe gjë të tillë për t’i shpëtuar ndërshkimit eventual disa ditor burg nga policia ushtarake!

Për të qenë ironia më e madhe, dy mjekë shqiptarë (emra të njohur për redaksinë tonë) nga Gjakova nënshkruhen dhe e “vërtetojnë” se vajzat nuk kanë qenë të lenduara dhe të dhunuara!!!

Këta mund të arsyetohen se ishte kohë e vështirë dhe kishim presion nga policia ustarake e armatës serb

Në raportin e plotë të datës 17 prill 1999 të Prokurorit ushtarak serb të Qarkut të Prizrenit, janë emrat e tre ushtarëve serbë të cilët një ditë më herët shkojnë në fshatin e Gjakovës dhe në një shtëpi ku ishin strehuar 12 persona për shkak të luftës i marrin dy vajza, njëri nga një fshat i Gjakovës, kurse tjera nga një fshat i Pejës.Në vazhdim ua sjellim të plotë raportin e Ushtrisë serbe ku konstatohet dhunimi i dy vajzave shqiptare. Ky raport është i nënshkruar nga rreshteri i Klasës së Parë, Vajiq Zdravko dhe rreshteri Trkulja Miodrag.

Vajzat ishin të ditëlindjes 1978 dhe 1983.

RAPORTI I PLOTË:

Më 17.04.1999

Prokurori ushtarak

Në bazë të nenit 151, kapitulli 6. ZKP, paraqet

Kallëzim Penal

Kundër:

1 Milan Tomiq, ushtar nga VP 1936/5d Gjakovë, babai Stanislav dhe nëna Radmila, i lindur më 31.12.1978 në Prishtinë, Republika e Serbisë, me adresë Rruga “Sutjeska” numër 9 – Prishtinë, me profesion tregtar, me etni serbi, shtetas i Jugosllavisë, në Ushtrinë e Jugosllavisë gjendet nga 15.03.1998.

2 Trivunoviq Milovan, ushtar nga VP 1936/5d Gjakovë, babai Petar dhe nëna Gjurgjije, i lindur më 04.03.1977 në Belo Buçju, Komuna Tesliq, Republika e Serbisë, me vendbanim në Banatski Dvor, rruga “Vinogradsko numër 19, me profesion kamarier, me etni serb, shtetas i Jugosllavisë, në Ushtrinë e Jugosllavisë gjendet nga 21.06.1998.

3 Marinkoviq Dejan, ushtar nga VP 1936/5d Gjakovë, babai Spase dhe nëna Milanka, i lindur më 06.01.1978 në Surdulicë, Republika e Serbisë, me vendbanim në Musuruicë, Komuna e Surdulicës, me profesion automekanik elektrik, me etni serb, shtetas i Jugosllavisë, në Ushtrinë e Jugosllavisë gjendet nga 18.03.1998.

Dhunim

Pasi që më datën 16.04.1999, në kohën nga ora 9 deri në orën 10, ushtarët Tomiq Milan, Trivunoviq Millovan, Marinkoviq Dejan me vetëdëshirë kanë shkuar në fshatin ******* në një hapësirë të oborrit të disa shtëpive, ku ishin të vendosura disa familje (rreth 12 persona) të nacionalitetit shqiptar, të cilët aty ishin strehuar për shkak të aktiviteve luftarake. Të lartëpërmendurit kanë hyrë në vendin ku ishin të strehuar dhe i kanë marrë dy vajza (emra e tyre janë të shënuara në raport, por ne si redaksi nuk do t’i publikojmë) ku më pas i kanë dërguar në një dhomë të shtëpisë dhe kanë kryer marrëdhenie pa dëshirën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, ushtari Marinkoviq Marko ishte në oborr dhe i ka siguruar ata që ishin lartë. Ushtari Jeftiq Goran gjatë kohës së kryerjes së aktit gjendej brenda me ushtarët e lartëpërmendur, por nuk ka kryer marrëdhenie me vajzat e lartëpërmendura. Ushtari Naslovariq Goran i cili ndodhej jashtë oborrit gjatë kryerjes së aktit, pas një kohe ka hyrë brenda dhe ka kërkuar nga të lartpërmendurit që të ndalojnë dhe i ka ftuar që të dalin jashtë.

Personat që janë nënshkruar në këtë raport:

Personi përgjegjës i policisë ushtarake, rreshteri i Klasës I, Vajiq Zdravko dhe rreshteri Trkulja Miodrag.

Në raport është edhe vula e Ushtrisë Jugosllave/Serbe.

Pas këtij akti kriminal, vajzat e dhunuara janë dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Medicionale në Gjakovë, thuhet në raport.

Kontrolli gjinekologjik

Në bazë të kërkesës së rreshterit Milenoviq Sasha është kryer kontrolli gjinekologjik tek pacientja (emri i vajzës shqiptare) e lindur në vitin 1978 (në raport është edhe data e saktë e lindjes, por ne nuk do ta publikojmë), e cila jeton në fshatin ******** të Gjakovës. Pas kontrollit është konstatuar se në trupin dhe organin gjenital nuk ka lëndime fizike.

Është marrë sekreti vaginal dhe në të nuk mund të shihen spermatozoidë në orën 17 të ditës 17.04.1999 (pra kontrolli është bërë një ditë pas aktit kriminal dhe jo ditën e kryerjes së dhunimit).

Me ultrazë konstatohet se bëhet fjalë për shtatëzëni në javën e 19-të.

Në këtë raport janë emrat e dy gjinekologëve shqiptarë, por ne si redaksi për shkaqe sigurie nuk do t’i publikojmë emrat e tyre. Pra kontrollin e vajzave shqiptare të dhunuara e kanë bërë dy gjinekologë shqiptarë!

I njëjti konstatim është dhënë edhe për vajzën tjetër të dhunuara, e lindur në vitin 1983, pra që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe dhe e cila ishte me vendbanim në një fshat të Pejës (redaksia jonë e di emrin e fshatit). Edhe kjo vajzë është kontrolluar nga të njëjtit gjinekolog shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat