Albulena Haxhiu ka këtë njoftim për Prokurorinë Speciale

Aktuale

Albulena Haxhiu ka këtë njoftim për Prokurorinë Speciale

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:39
Albulena Haxhiu

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se  votimi në lexim të dytë i buxhetit, do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se departamentit për krime lufte do t'i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

Postimi i plotë:

Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale.

Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t'i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat