Dha ndihmë të pakursyer pas aksidentit tragjik, deputetja kërkon që kryeministri kroat të shpallet qytetar nderi

Aktuale

Dha ndihmë të pakursyer pas aksidentit tragjik, deputetja kërkon që kryeministri kroat të shpallet qytetar nderi

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:46
Andrej Plenkoviq dhe Albin Kurti

Pas tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona, qytetarë të shumtë por edhe udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, kanë shprehur falënderime për shtetin kroat dhe qeverinë për ndihmën e dhënë shtetasve të Kosovës në këtë rast.

Madje në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë nga Kroacia, është propozuar që kryeministri kroat Andrej Plenkoviq të shpallet qytetar nderi i Kosovës.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka thënë se i bashkohet kësaj kërkese.

“Në mediat e Kosovës e kam parë shpesh që po kërkohet që kryetari i qeverisë kroate të shpallet qytetar nderi i Kosovës, dhe unë i bashkëngjitëm kësaj dhe mendoj së është e udhës që ai të shpallet qytetar i nderit”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Ajo më tej shtoi se në këtë moment tragjik që ndodhi, përveç komunitetit shqiptar që kanë shpreh gatishmërinë të ofrojnë ndihmë gatishmëri të tillë kanë shpreh edhe qytetarët kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat