Jo veç Bahtiri/ Muja tregon se kush është kandidati tjetër nga VV për kryetar të Mitrovicës

Aktuale

Jo veç Bahtiri/ Muja tregon se kush është kandidati tjetër nga VV për kryetar të Mitrovicës

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:58
Armend Muja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka thënë se nga data 1 deri në 10 gusht kjo parti do t’i përcaktojë të gjitha kandidaturat për kryetar të komunave.

Duke folur për kandidatin për kryetarë të Mitrovicës, Muja thotë se kandidaturat tashmë në parti i kanë dorëzuar dy persona.

“Kandidaturat janë duke u shqyrtuar në Kryesi dhe së shpejti do të vendoset dhe opinioni do ta merr vesh kush do të jetë kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës. Pos Agim Bahtirit, kandidaturën e ka dorëzuar edhe Fatmir Hasani”, tha ai.

Muja thotë se ka pasur shumë debate për kandidaturat e LVV-së, por sipas tij kjo tregon se LVV po synon të fitojë shumicën e komunave.

“Në bazë të sondazheve të fundit pëlqyeshmëria për kryeministrin e vendit është 60%. Edhe mbështetja për LVV-në është mbi mbështetjen që ka pasur në zgjedhjet e përgjithshme…Që nga Kamenica deri në Pejë LVV synon të fitojë zgjedhjet lokale”, deklaroi ndër të tjera Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat