Edi Rama i dërgon një mesazh Kosovës që po e kundërshton hyrjen në projektin e minishengenit

Aktuale

Edi Rama i dërgon një mesazh Kosovës që po e kundërshton hyrjen në projektin e minishengenit

Nga: M.L. Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Forumin Ekonomik Ballkanik që ka nisur sot në Maqedoninë Veriore, ka thënë se kjo nismë sjellë në këtë rajon shembullin e BE-së, duke synuar jetësimin e katër lirive themelore të saj.

“Pse duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz nga njëri tjetri, ndërkohë që rrugëtimi i secilit vend ka kohën ritmin dhe kushtëzimin e vet nga ajo se çfarë mendojnë të tjerët. Në momentin që do të integrohemi në BE do të bëjmë këtë që po e bëjmë sot”, u shpreh Rama mes tjerash.

Sipas tij, është sa për të ardhur keq, aq edhe për të qeshur, kur evropianët pyesin me çudi se çfarë po bëni ju.

Ai tha se, nuk ka pse të pritet që integrimi e rajonit nga pikëpamja e katër lirive të Evropës ta bëhet pasi shtetet të kenë hyrë në BE, ndërsa ka shtuar se kjo nuk është nismë ekskluzive vetëm e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por për të gjithë që duan të hyjnë në të.

Rama theksoi se për Shqipërinë, kjo nismë është strategjike dhe se do të vazhdojnë me këmbëngulje përpara.

“Objektivi që i kemi vënë vetës është që i gjithë sistemi i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave të jetë i unisuar me BE-në. Nuk e kuptoj Mali i Zi për çfarë mendohet, mendohet se si të zgjidhet problemin e krahut të punës duke qëndruar i mbyllur krahas kësaj nisme? Po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. E Shkuara nuk mund ta diktojë se sa rritemi ekonomikisht”, u shpreh mes tjerash ai.

"Ne jemi këtu për të ardhmen dhe çështjet e së shkuarës zgjedhen më lehtë nëse shikohet nga e ardhmja", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat