“Monstër, o i paftyrë!”/ Nuk ndalen kritikat ndaj Edi Ramës, pas deklaratave se Serbia i ndihmoi kur u godit nga tërmeti

Aktuale

“Monstër, o i paftyrë!”/ Nuk ndalen kritikat ndaj Edi Ramës, pas deklaratave se Serbia i ndihmoi kur u godit nga tërmeti

Nga: A.M Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:39
Çim Peka

Afërsia e madhe e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri.

Kësaj radhe, ishte analisti nga Shqipëria, Çim Peka ai që e quajti Ramën të pafytyrë, pas deklaratës së tij se: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”.

“Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash, nga Kosova o i pafytyrë!”, shkroi Peka në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rama: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”. Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash nga Kosova o i pafytyrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat