Vuçiq dhe Rama mohojnë gjenocidin, Sali Berisha tregon paralajmërimin për presidentin serb nga Bosnja

Aktuale

Vuçiq dhe Rama mohojnë gjenocidin, Sali Berisha tregon paralajmërimin për presidentin serb nga Bosnja

Nga: G.B Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:46
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar dekretimin e ligjit në Bosnje, që të dënohen me burg deri në pesë vite, ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një paralajmërim për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe suitën e tij që mohojnë gjenocidin serb në Bosnje, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Shqipërisë i duhet ligji i dënimit të atyre që mohojnë gjenocidin komunist dhe mbrojnë barbarinë e etërve të tyre mizor si Edvin Kristaq Xhelati dhe suita e tij.

Postimi i tij i plotë:

Dënim me burg për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Vuçiq dhe Rama mohojnë gjenocidin!

Miq, Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Valentin Inzko ka dekretuar këto ditë një ligj me të cilin dënohen me burgim deri në pesë vjet për këdo që mohon gjenocidin e Srebrenicës.

Ky është një akt respekti të merituar për viktimat e pafajshme të gjenocidit serb në Srebrenicë të konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare.

Ky është një paralajmërim edhe për ata që në Bosnje - Hercegocinë mohojnë kasaphanen serbe në Srebenicë, si Dodik dhe suita e tij. Por ky është një paralajmërim shumë i fortë edhe për presidentin e Serbomadhisë Aleksandër Vuçiq dhe suitën e tij që mohojnë gjenocidin serb në Bosnje sepse vet ai është frymëzues i tij!

Shqipëria e ishte vendi i parë ish komunist që miratoi ligjin 8001, të dënimit të gjenocidit komunist mbi bazën e të cilit u dënuan 73 xhelat të vërtetë të shqiptarëve. Por për zbatimin e ligjit, Shqipërisë i duhet ligji i dënimit të atyre që mohojnë gjenocidin komunist dhe mbrojnë barbarinë e etërve të tyre mizor si Edvin Kristaq Xhelati dhe suita e tij. sb

Këtu më poshtë keni shkrimin e marrë nga Bota Sot për këtë çështje. sb

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë dhe Hercegovinën, diplomati austriak Valentin Inzko, vendosi që mohimi i gjenocidit së Srebrenicës të konsiderohet si vepër penale.

Sipas urdhrit të diplomatit austriak ligj i ri hyn në fuqi më 31 korrik

Sipas ligjit kush mohon, relativizon, e përkrah miraton publikisht ose përpiqet të justifikojë gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë nga viti 1992 deri në 1995 dënohet me burgim deri në pesë

Ndryshimi i Kodit Penal lidhet me sa duket me mënyrën se si e trajtojnë serbët masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. Përfaqësuesit serbë në Bosnjë dhe politikanët në Serbi zakonisht mohojnë që masakra të ishte gjenocid dhe e quajnë atë atë vetëm një "krim të madh".

Qyteti i vogël i Srebrenicës shërbeu fillimisht si strehë për dhjetëra-mijëra myslimanë të Bosnjës dhe ishte nën mbrojtjen e rreth 300 ushtarëve helemtëblu të armatosur lehtë nga Hollanda. Në korrik 1995 ushtarët serbë e pushtuan Srebrenicën dhe vranë rreth 8,000 djem dhe burra myslimanë. Masakra konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treshe të Bosnjë-Hercegovinës, e dënoi vendimin e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare Inzko dhe kërcënoi me "shpërbërjen" e vendit. "Pas këtij hapi, Bosnja nuk mund të funksionojë," theksoi Dodik. "Unë mendoj se nuk ka asnjë mundësi tjetër për Republikën e Srpska përveç fillimit të një procesi shpërbërjeje."

Kurse përfaqësuesit e Federatës Myslimane-Kroate e përshëndetën ligjin e ri duke e quajtuar atë si "ligj historik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat