E frikshme/ Rritet numri i të infektuarve me COVID-19

Aktuale

E frikshme/ Rritet numri i të infektuarve me COVID-19

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:07
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar 72 raste të reja me Covid-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, nuk kemi asnjë rast të vdekjes gjatë kësaj kohe, derisa janë shëruar 17 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

29 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 305.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat