Pas kërkesës së çuditshme nga Komuna e Gjilanit, fillojnë talljet në rrjetet sociale

Aktuale

Pas kërkesës së çuditshme nga Komuna e Gjilanit, fillojnë talljet në rrjetet sociale

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me gjilanasit, kjo pasi ditën e mërkurë u publikua një deklaratë nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u bë thirrje që qytetarët të përmbahen nga daljet e panevojshme për të lejuar hapësirë për mërgimtarët.

E pak orë pas deklaratës së publikuar në media, qytetarët filluan talljet me gjilanasit, duke kërkuar nga ata të mos dalin  gjatë kohës sa dalin mërgimtarët. Në grupin “Manjakë t’foreve”, në Facebook, e që janë mbi afro 50 mijë anëtarë, ishin të shumta talljet, e që më pas ato u bënë virale në rrjet.

“Mos dilni shpesh se palidhje prej mërgimtareve, thonë këta s’po dikan t’nalun”, thuhej në një postim.

“Qes qytetarët e Gjilanit në të zezën me dal në qytet”, “Kosovë natën e mirë, Gjilan guten nacht”, ishin disa nga postimet e shumta lidhur me gjilanasit të bërë gjatë kësaj kohë.

Me gjithë shakatë e krijuara, pasditen e së mërkurës, Komuna e Gjilanit bëri një sqarim për qytetarët e saj, duke thënë se deklarata e mëhershme ishte vetëm citim nga mbledhje, dhe se ata mund të dalin kur të duan.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat