Përsëri Xhafer Gashi kandidat për kryetar të Obiliqit

Aktuale

Përsëri Xhafer Gashi kandidat për kryetar të Obiliqit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:59
Xhafer Gashi

Xhafer Gashi sërish do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai  ka deklaruar se do të jetë përfaqësues i Iniciativës Qytetare për Obiliqin, duke shtuar se pret që do t’i jepet mundësia edhe njëherë nga qytetarët për ta drejtuar këtë qytet.

“Sot në ora 20:00 do ta kemi mbledhjen e këshillit të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, ku do ta paraqes kandidaturën time. Se a do të fitojmë varet nga qytetarët ne do të jemi të gatshëm që të vazhdojmë para edhe për një mandat. Ka nevojë për shumë angazhime që duhet të kryhen në Komunën tonë. Bashkë me 800 aktivist deri tani jemi gatshëm të sfidohemi sërish”, tha Gashi.

“Sipas disa sondazheve të realizuara në Komunën tonë ne do ta kemi besimin e qytetarëve që t’i udhëheqim edhe për një mandat. Kjo na bënë të ndjehemi mirë sepse e vlerësojnë punën që e kemi bërë për tetë vite”, ka thënë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat