“Paralajmërimi i argatëve të Gjarprit”, familja Imeri del me dy parashikime: Ja çka do të ndodhë në vjeshtë

Aktuale

“Paralajmërimi i argatëve të Gjarprit”, familja Imeri del me dy parashikime: Ja çka do të ndodhë në vjeshtë

Nga: A.Zh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:20
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dhënë dy parashikime.

Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë zgjedhjet lokale më 17 tetor, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas kësaj familjeje, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk do të kthehet nga Haga në vjeshtë, ashtu siç po paralajmërojnë aleatët e tij, përcjell Bota sot.

Reagimi i familjes Imeri në Facebook:

Disa parashikime për këtë vit:

1. LVV-ja do të jetë e para

2. LDK-ja e dyta

3. PDK-ja e treta

4. AAK-ja varet nga strategjia e komandant Çakorrit dhe Zhlebit

Ndërsa, sa u përket paralajmërimeve të argatëve të Gjarprit se gjarpri kthehet në vjeshtë, është si ai paralajmërimi i Prillit, pra nuk do të kthehet në fillim Vjeshtën e hershme as në Vjeshtën e vonë ...!

Image
Postimi i familjes Imeri në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat