Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Preshevë, kreu i Komunës së Bujanovcit kërkon ndihmën e Shqipërisë

Aktuale

Serbia po bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Preshevë, kreu i Komunës së Bujanovcit kërkon ndihmën e Shqipërisë

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:17
Arifi dhe Basha

Kreu i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi deklaroi se gjatë takimit me Bashën kanë folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit.

“Kërkuam ndihmën e shtetit të Shqipërisë.”- është shprehur Arifi, duke theksuar se Serbia është duke përdorur metodën e spastrimit etnik ndaj Luginës së Preshevës.

“Patëm një takim me Bashën paradite kam pasur takim me Metën dhe me ministrin Majko dhe tani me Bashën.

E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar Serbia ndaj Luginës së Preshevës si është duke përdorur metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të Shqipërisë. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropën e bashkuar.”- tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat