Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Irlandës

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin jorezident të Irlandës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:54
Albin Kurti

Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci. Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.

“U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat