Muhaxheri lexon live letrën që dërgoi tek arrestimet e zyrtarëve komunalë, zbulon kush ia dërgoi

Aktuale

Muhaxheri lexon live letrën që dërgoi tek arrestimet e zyrtarëve komunalë, zbulon kush ia dërgoi

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:54
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka lexuar që i ka ardhur nga një qytetar anonim, e që ai thotë se prej kësaj letre kanë filluar hetimet nga prokuroria.

Muhaxheri thotë se denoncimi i parë ka qenë tërësisht politik dhe ka shtuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj qytetarit në fjalë për shantazh ndaj tij dhe drejtorit të urbanizmit.

“Vjen një denoncim të cilët drejtorët e drejtorive në Pejë janë duke bërë keqpërdorime. Ndoshta është mirë me lexu se si funksionojë këto parti policeske. Denoncimi i parë është politik”, thotë ai teksa e lexon letrën.

"I nderuar kryetar i komunës zoti Muhaxheri, dëshiroj të ju njoftoj se drejtorët e juaj të urbanizmit janë duke u angazhuar në aktivitete kriminale gjatë kohës së parazgjedhjeve me qëllim të përfitimit të paligjshëm duke u mbështetur me kërkesat e disa ndërtuesve në lidhje me dhënien e disa lejeve ndërtimore. Kërkojmë nga ju që të ndërmerrni diçka, në të kundërten edhe ju jeni të përfshirë së bashku me drejtorët."

Muhaxheri thotë se Drejtori i Urbanizmit ka punuar ndershëm, teksa tregon se prokuroria nisi hetimet pas kësaj letre.

“Me 12 maj, prokuroria nis hetimet në bazë të kësaj letre. Ata ia lejojnë prokurores më të guximshme, zonja Haxhosaj që të merret me këtë rast”, thotë ai.

“Cka ndodh, vjen përsëri një letër tjetre. Ky është shantazh publik ndaj meje dhe drejtorit për urbanizëm. Unë shkoj kryeprokurorit në Pejë dhe bëj kallëzim penal ndaj këtij personi për shantazh. Pse po them që është shantazh, sepse Drejtoria e Urbanizimit i ka rritur të gjitha objektivat e planit dhe i ka tejkaluar me punë të ndershme”, shtoi Muhaxheri.

Ndryshe, me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje në Pejë, Klinë dhe Istog pas dyshimeve se disa zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, lidhur me disa ndërtime të paligjshme. Në këtë aksion ishin arrestuar të drejtorët e urbanizmit në Pejë, Istog dhe Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat