Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvallës

Aktuale

Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvallës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:57
Bujar Osmani, Donika Gërvalla

Nesër (më 30 korrik 2021), Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc.

Në fokus të bisedimeve ndërmjet dy ministrave pritet të jenë çështjet me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si përgatitjet e seancës së përbashkët qeveritare të planifikuar, pasurimi i kornizës juridike, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Gjendja aktuale në rajon, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinimi në luftën kundër virusit Korona dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare, gjithashtu pritet të jenë temë e bisedimeve.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në muajin prill ishte në vizitë zyrtare në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat