Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

Ngjarjet e datës 30 Korrik 2021

- Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)    

- Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS, ora 10:30)

- Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do te mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit të Gjilanit, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Emerald Hotel, ora 13:00)
    
- Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat