Erzen Vraniqi nuk merr pagë si këshilltar i Kurtit, por të ardhurat e tij janë marramendëse

Aktuale

Erzen Vraniqi nuk merr pagë si këshilltar i Kurtit, por të ardhurat e tij janë marramendëse

Nga: H.O. Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:06
Erzen Vraniqi

Këshilltari Erzen Vraniqi është këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit Albin Kurti. Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duke thënë se nuk merr pagë nga pozita që ushtron.

Ai ka deklaruar se posedon shtëpi dhe banesë të dyja në vlerën nga 250 mijë euro.

Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar tri vetura dy personale, 3 mijë dhe 20 mijë euro, dhe një në emër të bashkëshortes, 5 mijë euro.

Mbi 30 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë, ndërsa 250 mijë euro janë borxhet për blerjen e shtëpisë.

Mbi 65 mijë euro janë të hyrat vjetore të tij, bashkëshortes dhe prindërve të tij. Pasuria e tij në total sillet mbi 600 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat