Ballkani i Hapur/Kritika për mos reagimin ndaj Ramës: Ku jeni Qeveri, opozitë e ju deputetë me rroga të majme

Aktuale

Ballkani i Hapur/Kritika për mos reagimin ndaj Ramës: Ku jeni Qeveri, opozitë e ju deputetë me rroga të majme

Nga: G.B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:46
Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Profesori Fadil Maloku ka reaguar pas Forumit të djeshëm të mbajtur në Shkup, ku Minishengenit iu ndryshua emri në Open Ballkan.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë e ku është qeveria, opozita, shoqëria civile e deputetët që nuk po reagojnë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Fleni fleni Qeveri!

Ku jeni opozitë!

Pse s'reagoni Ju shoqëri civile?

Ku jeni a(r)kademika, "truri" i shqiptarisë?

E Ju deputet me rroga të majme, pse heshtni ?

Pse? Di dikush të më tregoj, Ju lutem!

Gjëja më ABSURDE, në krejt "gjurulltinë" e idesë dhe projektit pansllav të "Mini-Shengenit" që prej sot me eufemizëm u adresua nga dy "kumbarë" sllav (Vuçiq e Zajev) dhe një shqiptar (kush tjetër veçse; mercenari politik Edi Rama!?) si "Open Balkan", ËSHTË SE S'PATI ASNJË REAGIM TË VETĒM! AS QEVERITAR AS OPOZITAR, E AS KUVENDAR!

Hipokrizi e paparë ndonjëherë, andej e këndej kufirit!?

Ne s'e meritojmë lirinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat