Ky është qëndrimi i Abdixhikut për “Open Balkan”

Aktuale

Ky është qëndrimi i Abdixhikut për “Open Balkan”

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:18
Lumir Abdixhiku

“Mini-Shengenit Ballkanik”, nga dje i është ndërruar emri në “Ballkani i Hapur”, e që është nënshkruar nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev.

E, lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se ‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

Qëndrimi i Abdixhikut:

Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’

“Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’.

Njohja para bashkëpunimit pa kufij!

Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.

‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim.

Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat