Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje: Lum ne për Edvinin!!

Aktuale

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje: Lum ne për Edvinin!!

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:29
Petrit Bicaj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të cilat i deklaroi në Forumi Ekonomik Rajonal në Shkup.

Bicaj i ka thënë se Ramës se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e konsideron Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Gjithashtu, ai përmes një postim në Facebook, i ka numëruar të bëmat e Serbisë dhe Vuçiçit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Lum ne për Edvinin!!

Edvin, shoku juaj Vuçe konsideron Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë!

Edvin, shoku juaj Vuçe ishte pjesë e aparatit gjenocidial shtetëror kur masakroheshin bashkëkombësit e tu!

Edvin, shoku juaj Vuçe, as sot kur kaluan 22 vjet nga përfundimi i luftës, asnjëherë të vetme nuk kërkoj falje për vrasje, dhunime, djegje, depërtime, shfarosje!

Edvin, shoku juaj Vuçe ishte dhe është ende pjesë e grupeve të organizuara kriminale, apo ndoshta në këtë rast keni interesa të përbashkëta!

Edvin, para disa muajsh më ra rruga të shkoj në Serbi! Unë dhe askush, me tabela te makinës 01, nuk lejoheshim të hynim në Serbi! Së pari duhej parkuar aty, duhej hequr tabelat, duhej pritur në rend për të marrë një copë letre kot fare, duhej bërë një pagesë kot fare, dhe çka është më e rënda....duhej pritur gati 2 orë dhe edhe më rëndë kur shikoje qytetarët e Vuçes se si futeshin në Republikën e Kosovës për 3-4 minuta, pa pritje, pa heqje tabelash, pa maltretim!

Eh pra Edvin, ky është shoku juaj Vuçe, të cilin ti aq shumë e donë dhe e respekton, për të cilin edhe forcat e tij të armatosura vrastare i falënderove për ndihmë, si të parat, duke i harruar forcat e armatosura të Kosovës të cilat me të dëgjuar për tërmetin, menjëherë u nisën, TË PARAT!

Ato forca të Vuçes, të cilat kinse të paskan ndihmuar, janë thuaja të njëjtat të cilat masakruan gjysmën tjetër të kombit tënd!!

Dhe këto që i thashë më lartë, nuk janë as 5 përqind e të bëmave të Vuçes o Edvino!

Por s`ke faj ti, sepse asnjërën nga këto nuk i përjetove në lëkurën tënde, e sa për bashkëkombësit e tu.."who gives a f..."!

Andaj, vazhdo me projekte të rrezikshme derisa populli të lejon!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat