Mediumi kroat publikon detaje të reja se çka ka deklaruar shoferi për momentin e aksidentit: Kush e pengoi...

Aktuale

Mediumi kroat publikon detaje të reja se çka ka deklaruar shoferi për momentin e aksidentit: Kush e pengoi...

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:03
Shoferi i autobusit

Shoferi i autobusit të Deva Tours, D.L, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik që ndodhi gjatë mëngjesit të së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur, iu caktua një muaj paraburgim nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod.

Edhe pse kishte raportime se shoferi pranoi në një moment se e kishte zënë gjumi në timon, mediumi kroat Jutarnji.hr shkruan se në deklaratën e parë të dhënë në polici, shoferi 52 vjeçar nuk kishte thënë në asnjë moment se kishte fjetur në timon, por se diçka e kishte penguar gjatë vozitjes, duke e bërë që të dalë nga rruga.

Shoferi u mbrojt në heshtje në marrjen e parë në pyetje nga policia dhe më vonë nga Prokuroria e Shtetit.

Shoferi aktualisht po vuan paraburgimin në burgun e Pozhegës në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat