Një i vdekur nga Covid-19, publikohen rezultatet për rreth 3 mijë mostra

Aktuale

Një i vdekur nga Covid-19, publikohen rezultatet për rreth 3 mijë mostra

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:57
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 70 raste të reja pozitive, ndërsa 8 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.

Në total numri i rasteve aktive është 366.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat