​Dekretohet anëtari i dytë i PDK-së në KQZ

Aktuale

​Dekretohet anëtari i dytë i PDK-së në KQZ

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ilir Gashin si anëtar të dytë të PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Këtë e bëri të ditur, Arianit Elshani, anëtari tjetër i PDK-së në KQZ, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai tha se kërkesa për t’ia pamundësuar PDK-së edhe një anëtar në KQZ ishte në kundërshti me frymën kushtetuese.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Orvatjeve të pushtetit për ta vjedhur mandatin e PDK'së dhe koalicionit VAKAT në KQZ u erdhi fundi.

Me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua ajo çfarë kemi thënë që nga fillimi se kërkesa e pushtetit është e papranueshme dhe në kundërshti me frymën kushtetuese, që garanton përfaqësimin dhe pluralizmin politik.

Prandaj sot u dekretua anëtari i dytë i PDK'së, Ilir Gashi me të cilin bashkë do të angazhohemi për ruajtjen dhe avancimin e kredibilitetit të KQZ'së, ruajtjen e secilës votë të qytetarëve që vullneti i popullit të shprehet drejtë e i paprekur nga manipuluesit e zgjedhjeve.

Urime Ilir!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat