“Hej, bëhet fjalë për një iniciativë të madhe”/ Adriatik Kelmendi ka disa fjalë për opozitën lidhur me “Ballkanin e hapur”

Aktuale

“Hej, bëhet fjalë për një iniciativë të madhe”/ Adriatik Kelmendi ka disa fjalë për opozitën lidhur me “Ballkanin e hapur”

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:43
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kritikuar partitë opozitare në Kosovë, për reagimin e tyre ndaj çështjes së Shengenit Ballkanit, tash “Ballkanit të hapur”.

Ai e ka quajtur dëshpërues e strucar, reagimin opozitar për këtë temë, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka rikujtuar se si Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë nuk kishte hezituar kurrë t’i bënte të ditura qëndrimet e veta, derisa tani “opozita e vogël”, sipas tij, po e bën të kundërtën.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Dëshpërues strucimi opozitar ndaj çështjeve të mëdha. Asnjë qëndrim ose analizë e thelluar për çështjen e "Open Balkans" (Schengenit Ballkanik) dhe mallkimin e kryeministrit të Shqipërisë.

Hej, bëhet fjalë për një iniciativë të madhe të cilës iu janë bashkuar tre prej katër fqinjëve të Kosovës!

Bëhet fjalë për një marrëveshje/zotim që Kosova e ka nënshkruar me SHBA-në në Shtëpinë e Bardhë (reminder: pa atë shtëpi s'do ta kishim sot as lirinë, as pavarësinë)!

Bëhet fjalë për një iniciativë në të cilën bën pjesë edhe shteti amë/vëlla!

Bëhet fjalë për etiketimin si tradhtar të kryeministrit të Shqipërisë, njeriut që ka marrë sërish rreth 50 % të votave (reminder: në shtetin amë/vëlla)!

Nëse doni ta kuptoni pse ju sot jeni opozitë e vogël dhe pse një ish-opozitë e vogël udhëheq me rreth 50 % është pikërisht e kundërta që ju po bëni - kjo ish-opozitë që sot është në pushtet kurrë nuk ka hezituar t'i bëjë të ditura qëndrimet e veta, pavarësisht disponimit të masës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat