Për një gjë jam i sigurt lidhur me SHBA-të/Koci kërkon sqarime për minishengenin: Jemi në terr informativ

Aktuale

Për një gjë jam i sigurt lidhur me SHBA-të/Koci kërkon sqarime për minishengenin: Jemi në terr informativ

Nga: G.B Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:55
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka kërkuar përgjigje nga pozita e opozita lidhur me Minishgenin, derisa ka pyetur se a është nënshkruar kjo marrëveshje me SHBA-të.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se jemi në terr informativ dhe se nuk ka të dhëna për këtë çështje, përcjell Bota sot.

Por, ai ka thënë se për një gjë është i sigurt, se Amerika nuk e toleron mospërmbushjen e obligimeve kontraktuale.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

A jam në gabim apo ne, Kosova, e kemi nënshkruar me SHBA-në - në Shtëpinë e Bardhë këtë iniciativën e Open Ballkans apo mini-shengenin ballkanik?

A ka mundësi dikush - pozitë apo opozitë me na tregu çka po ndodh?

Sa i përket kësaj çështjeje, ende nuk kam mendim. Nuk kam të dhëna të mjaftueshme. Jemi në terr informativ.

Në fakt, as që është relevant mendimi i im.

Por një gjë jam i sigurt: Amerika nuk e toleron mospërmbushjen e obligimeve kontraktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat