“Ballkani i Hapur”, reagon edhe biznesmeni Burim Piraj: Ju kush përfiton më së shumti

Aktuale

“Ballkani i Hapur”, reagon edhe biznesmeni Burim Piraj: Ju kush përfiton më së shumti

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:13
Burim Piraj

Marrëveshja e nënshkruar në Shkup, e cila po quhet Ballkani i Hapur, për lëvizjen e lirë e mallrave, është kritikuar mjaftë shumë në Kosovë.

Reagim për këtë e ka bërë edhe biznesmeni dhe pronari i fabrikës Meka, Burim Piraj.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, nga kjo marrëveshje përfiton Serbia dhe Maqedonia.

Sipas tij, Shqipëria është humbëse e madhe, pasi që e ka eksportin më të vogël se sa Serbia e Maqedonia.

Postimi i plotë:

Kur bëhet një marrëveshjeje për tregtinë e lirë ose traktat përfiton përherë ai që e ka eksportin më të madh drejt atij vendi, në rastin e Shengenit Ballanik përfiton Serbia dhe Maqedonia e Veriut sepse te dy këto shtete e kanë eksportin shumë më të madh se importin nga Shqipëria, Shqipëria është humbësja më e madhe sepse përveç që ekonomikisht humb miliona euro e që mund të ketë edhe humbje të vendeve të punës për shkak të konkurrencës Shqipëria edhe politikisht po distancohet nga Kosova dhe Kosovës do të ia vështirëson çdo hap  të mëtejshëm drejt arritjes së njohjes nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat