Eksperti amerikan: Lajçak e bëri të qartë, për çka duhet të fajësohen Kurti dhe Vuçiq

Aktuale

Eksperti amerikan: Lajçak e bëri të qartë, për çka duhet të fajësohen Kurti dhe Vuçiq

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:29
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë fajtorë për mungesën e përparimit në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Vuçiq dhe Kurti janë mbërthyer në një mentalitet politik populist, përcjell Bota sot.

Sipas tij, këtë e ka bëri të qartë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak tashmë e bëri të qartë se "e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre". Mjerisht, Vuçiq dhe Kurti janë mbërthyer në një mentalitet politik populist duke e paraqitur veten si një "zë i popullit", kur në fakt ata duhet të fajësohen për mungesën e përparimit”, ka shkruar profesori amerikan në një postim në Facebook.

Në takimin e fundit të mbajtur më 19 korrik ndërmjet Kosvës dhe Serbisë në Bruksel, kryeministri i Kosovës i ka kërkuar presidentit serb që të pranojë gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve. Por, ky i fundit ka kundërshtuar kërkesën e Kurtit, madje ka refuzuar të nënshkruajë edhe “Deklaratën e Paqes” në këtë takim./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat