Haxhi Avdyli pritet të bëhet Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia kandidon për Kryetar të Prishtinës?

Aktuale

Haxhi Avdyli pritet të bëhet Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia kandidon për Kryetar të Prishtinës?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:44
Haxhi Avdyli, Arben Vitia

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, pritet të emërohet Ministër i Shëndetësisë. Ndërsa, ministri aktual i këtij dikasteri qeveritar, Arben Vitia, mësohet se së shpejti do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur media nga burime të mirëinformuara brenda Qeverisë së Kosovës.

“Haxhi Avdyli do të emërohet Ministër i Shëndetësisë, ndërsa Arben Vitia do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës. Kandidatura do të zyrtarizohet shumë shpejtë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, vlen të përmendet se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

Ditë më parë, nga kjo parti u bë e ditur se i kanë hapur zgjedhjet e brendshme për anëtarët që duan të kandidojnë.

Të gjitha partitë politike kanë mundësi që deri më 16 gusht të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim.

Ndërsa, në muajin gusht mësohet se do të ketë edhe lëvizje të tjera brenda ekzekutivit të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat